Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu një inspektim në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë pranë Bit Pazarit, njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga vendngjarja janë mbledhur gjurmët e ekspertizës. Mbi trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.
Me urdhër të prokurorit publik, shtohet në kumtesë, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen.