Vera Ora apelon qytetarët e Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19: Vaksina plotëson të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka inkurajuar edhe një herë qytetarët që të marrin vaksinë kundër pandemisë COVID-19, dhe këtë herë përmes doktoreshës psikiatre dhe avokueses, Vera Ora.

 

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Orës, Vera ka apeluar që të gjithë të vaksinohen kundër virusit COVID-19, pasi edhe ajo ka bërë të njëjtën gjë.

Përmes një video që është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Vera ka thënë se ajo tashmë ka marr vaksinën anti-COVID.

Ora e cila është doktorësh psikiatre në Londër ka thënë se vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë.

“COVID-19 mbetet si një sëmundje mjaft aktive dhe ende shumë e rrezikshme në mesin tonë, unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë, prandaj ju këshillojë të gjithë të vaksinoheni që të mbeteni me një jetë të shëndoshë”, ka thënë Vera përmes videos. 

Vera Ora – Mesazhi për Vaksinim

🆘 Vaksinohuni sepse vaksina ka përmbushur të gjitha standardet, cilësinë dhe efikasitetin. 🆘 Vera Ora, Doktoreshë psikiatre dhe avokuese për shëndet mendor. Në ndërkohë, ju inkurajojmë të aplikoni për vaksinim në https://ekosova.rks-gov.net/Service/14.

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, September 21, 2021

Related posts

Kida ndan foto atraktive nga prapaskenat e “Dale”

D V

Jerome Boateng shpallet fajtor për sulm fizik ndaj ish- të dashurës, por i shpëton burgut

D V

Kendall Jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në Met Gala 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More