Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Vera Ora flet për planet e Ritës në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin: Ajo do të bëjë akoma për vendin e saj, shpresoj të shihemi së shpejti në një koncert në Kosovë

Prijësja e Listës “Guxo”, Vjosa Osmani, njoftoi se për një javë radhazi do të jetë ‘live’ në Instagram me shumë personazhe të njohur.

Ajo sonte ka filluar bashkëbisedimin me nënën e këngëtares, Rita Ora, Vera Orën, e cila tashmë me profesion është psikiatre.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes deklaroi se me nënën e yllit shqiptar do të bisedojë për shëndetin mendor, muzikën, rininë dhe modën.

Vera i është përgjigjur Osmanit, e cila filloi bisedën duke e pyetur se çfarë e frymëzoi të bëhet një profesioniste.

“Unë kam qenë doktoreshë familjare, me migrimin me familjen time, e kisha një presion, kisha nevojë të kem një frymëzim. Shëndeti mendor ka qenë shumë me rëndësi për veten time së pari, mandej mu dha rasti të inkuadrohem në Londër. Ky ka qenë një hap me rëndësi dhe me kënaqësi tani e bëj. Ndihem e privilegjuar që njerëzit më tregojnë eksperiencat e errëta, është një profesion special”, ka thënë Ora.

Ajo më pas është pyetur se si të luftohet stigma dhe si t’i bindim njerëzit që të flasin me profesionistë në mënyrë që t’i tejkalojnë problemet, qoftë edhe në një kohë të tillë siç është pandemia.

“Shëndeti mendor ka qenë një pe i hollë i cili vërtetë në shoqëri mundohet të shkëputet, stigma është një arsye e madhe që nuk kërkojnë ndihmë, rrethi të cilët jetojnë, njihet si një turp një dështim i individit, nuk do të më do shoqëria, partneri, kryesisht sepse fakti është që njerëzit mendojnë që dikush ka shëndet mendor të ligë është i përjetshëm. Njerëzit mendojnë që sëmundjet mendore janë për jetë dhe kjo njihet si turp i familjes, apo partnerit që ka një grua që nuk është mirë, kjo është pjesë e rrethit pak më të ngushtë. Janë disa gjëra që ne si shoqëri t’i përkrahim, e jo t’i gjykojmë. Është e nevojshme të kemi dituri personale, secili individ duhet të dijë shumë më shumë për shëndetin mendor, që të jetë në gjendje t’i ndihmojë dikujt tjetër”, vazhdon ajo.

Vera tutje rrëfeu planet e Ritës, ndërsa tregon se së shpejti do të sjellë një këngë të re.

“Rita është shumë mirë, ka plane të mëdha, do ta ketë një projekt së shpejti, që do ta involvojë traditën dhe trashëgiminë kulturore, është diçka që Rita do të punojë ende për vendin e saj, ka një film që do transmetohet në Angli dhe në botë, një ditë do të ketë rastin të vij, të krenohet me origjinën e saj, shpresoj që do të takohemi së shpejti në një koncert”, përfundon Vera Ora.

Postime të ngjashme

Rihanna zyrtarisht miliardere dhe artistja femër më e pasur në botë!

D V

Nuk ka hatërmbetje! Princi William dhe Kate Middleton ishin të parët që i uruan ditëlindjen e 40-të kunatës Meghan Markle

D V

Mesazhi i Remzie Osmanit pasi Dua vallëzoi nën ritmet e këngës së saj: Kënaqësi të shohësh një yll botëror që është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhën e as muzikën shqipe

D V

Luana ngre më shumë temperaturat me pozat tërheqëse

D V

Tjetër pozë nga Oriola dhe askush nuk mund të mbetet indiferent

D V

Arta Elezaj josh ndjekësit me fotografi në veshjen e ngushtë Burberry

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...