Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Verifikimi i kandidatëve, proces kompleks”/ Vitore Tusha: KED nuk mund të vendosë pa u përgjigjur…

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër 5 kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Politika në vend u zotua se Kushtetuesja do të jetë funksionale brenda muajit dhjetor.

Gjasat janë që njerëzit e politikës nuk do të mund t’i mbajnë premtimet publike. Kjo pasi procesi për verifikimin e emrave që synojnë një post ne këtë institucion është kompleks dhe zgjat në kohë. Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, shpjegoi arsyet e vonesave. Në një reagim zyrtar ajo renditi disa nga faktorët që ndikojnë në marrjen e vendimeve ne lidhje me kandidatët.

Ajo sqaron se nevojitet një kohë e relativisht e gjatë për të bërë një hetimi të thelluar për kandidatët, përderisa përfshihen një sërë institucionesh dhe agjenci ligjzbatuese. Ecuria e punës së këshillit, shpjegon zonja Tusha, varet edhe nga shpejtësia me të cilën punojnë institucionet e vetingut. Sepse në respekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, për kandidatët që vijnë nga brenda radhëve të sistemit duhet të pritet përfundim i procesit të vetingut. Një tjetër arsye që duket se ka zvarritur procesin është edhe vonesa për pajisjen me certifikatë sigurie të anëtarëve të Këshillit, çka i pengonte këta të fundit të kishin akses në informacionin e klasifikuar për kandidatët.

Një propozim i bërë në korrik 2020 nga Avokati i Popullit që kandidatët të hetoheshin edhe në lidhje me kriterin e mospërfshirjes në veprimtari politike, duket se është bërë shkak që procesi të kërkojë më shumë kohë. Për të kryer verifikime të plota për kriterin politik, sqaron Vitore Tusha, iu drejtua me shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më pas 53 partive, të cilave u kërkoi informacion për secilin kandidat. Fajtore për vonesat kryetarja në detyre e Këshillit bën edhe pandeminë.

“Situata e imponuar nga gjendja e krijuar nga përhapja e virusit Covid-19, solli pezullimin e veprimtarisë së institucioneve. Në këtë periudhë u konsiderua mundësia e komunikimit elektronik apo e zhvillimit të mbledhjeve online, por u vlerësua se kjo nuk garantonte kërkesën ligjore që mbledhjet të mbahen të mbyllura”, thekson Tusha.

Pavarësisht problematikave, Këshilli informoi se puna ka vijuar dhe për vendin e veçantë të shpallur nga Presidenti i Republikës, ka kualifikuar dy kandidatë, Eugen Papandilen dhe Sonila Bejten dhe do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të dosjeve. Ndërsa informoi se përjashtoi nga gara kandidatët Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.

Postime të ngjashme

“Meta dhe Berisha, më të tremburit nga Reforma në Drejtësi”/ Rama: PD-LSI dhe “KÇK” 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh

S.B.

Vasilika Hysi merr vendimin, largohet nga PS/ Rama: Do t’ju hapë rrugën kalamajve

S.B.

Raporti i DASH për 2020: Shqipëria, asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave

S.B.

Shqipëri-Zvicër, Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e pronës intelektuale

S.B.

“I them publikisht Ilir Metës se më 26 prill…”! Balla: Çfarë do bëjë Rama, nëse Presidenti s’i dekreton qeverinë e re!

S.B.

Lefter Maliqi: Kandidoj për LSI-në, kam kërkuar të jem në fund të listës. Nga sot zhvendosem pranë elektoratit në Berat. Fitojmë 3 mandate

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...