Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Verizon shet Yahoo dhe AOL për 5 miliardë dollarë

AOL dhe Yahoo janë duke u shitur përsëri, këtë herë te një firmë private e kapitalit.

Kompania Verizon do të shesë Verizon Media, e cila përbëhet nga platformat dikur pioniere të teknologjisë, tek Apollo Global Management në një marrëveshje të vlefshme prej 5 miliardë dollarësh.

Verizon tha të hënën se do të mbajë 10% të aksioneve në kompaninë e re, e cila do të quhet Yahoo.

Yahoo në fund të shekullit të kaluar ishte fytyra e internetit, duke paraprirë platformat teknologjike të tilla si Google dhe Facebook. Dhe AOL ishte portali kryesor, duke sjellë online pothuajse të gjithë ata që hynë gjatë ditëve më të hershme në internet.

Verizon shpenzoi rreth 9 miliardë dollarë duke blerë AOL dhe Yahoo gjatë dy viteve duke filluar në 2015, duke shpresuar të fillonte një biznes të mediave dixhitale që do të konkurronte me Google dhe Facebook.

Nuk funksionoi – ato marka tashmë po zbeheshin edhe atëherë – pasi Google dhe Facebook dhe, gjithnjë e më shumë, Amazon mbizotërojnë në tregun e reklamave dixhitale në SHBA.

Postime të ngjashme

Roblox numëron 42 milionë përdorues

S.B.

Pajisjet Apple tani mund të merren edhe me qira

S.B.

Sondazhi: Gati dy të tretat e amerikanëve thonë se rrjetet sociale i përçajnë njerëzit

S.B.

Vetëm 5 ditë deri në “pranimin e rregullave të reja të WhatsApp” – ja çfarë do të ndodhë nëse nuk i pranoni ato!

S.B.

Vlera e “Dogecoin” bie pas shakasë që bëri miliarderi Musk në “Saturday Night Live”

S.B.

Këto janë katër “zbulimet teknologjike” që do të ndryshojnë tregtinë botërore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...