Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Verratti: Nëse vjen Messi, ua pasoj topin atij dhe Neymarit dhe ndalem i shikoj

Marco Verratti pranon se është i ngazëllyer nga lajmet se ylli i Barcelonës Lionel Messi mund të transferohet te Paris-Saint-Germain.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në fund të sezonit dhe me Barçën që është në vështirësi financiare, mundësitë që ata ta mbajnë yllin argjentinas janë të pakta.

Manchester City është i lidhur me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por është PSG ajo që duket se ka avantazhin në garën për të kapur të shkëlqyeshmin e të gjitha kohërave.

Verratti, i cili ka qenë në PSG që nga viti 2011, ka pranuar se ai do të mirëpriste ardhjen e Messit në “Parc des Princes”.

Duke folur për “Canal +”, mesfushori ndërkombëtar i Italisë shpjegoi: “Sigurisht, unë do të doja të luaja me Messin.”

“Ta kisha atë në skuadër do të ishte diçka madhështore, do të ishte një gjë më shumë që futbolli do të më jepte mua.”

“Unë do t’i jepja topin Neymarit dhe Messit dhe do të qëndroja prapa që të kënaqesha duke i parë.”

PSG është kritikuar nga Barcelona për deklarata e tyre në lidhje me të ardhmen e Lione Messit, me Verrattin i cili flet pas deklaratev të Leonardo Paredes dhe Angel Di Marias.

Postime të ngjashme

Detajet e marrëveshjes ndërmjet Unitedit dhe Realit për Varane

D V

Petkovic kërkon të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës

D V

Mediat italiane: Juventus huazon Pjacan te rivali i madh

D V

Atletico Madrid shpreh interesim për Lacazetten

D V

Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike reagon pas medaljes së dytë të artë të Kosovës: Arritje e pabesueshme

D V

Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit për Varanen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...