Agjencia Zhurnal.mk

Vërshime të shumta në fshatin Sharban të Prishtinës, Ahmeti alarmon për kujdes të shtuar

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, në fshatin Sharban të Prishtinës janë shkaktuar disa vërshime.

Vërshimet u kanë shkaktuar disa dëme banorëve të këtij fshati, ndërsa janë dëmtuar edhe të mbjellurat bujqësore, transmeton Telegrafi.

Banorët e këtij fshati kanë publikuar disa pamje të vërshimeve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se sot do të ketë vërshime, teksa ka lutur qytetarët që të lajmërojnë për çfarë do urgjence.

“Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situaten në shtetet fqinje ju informojmë se sot në regjionin e Prishtinës do të ketë vërshime. Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Twitter.

https://www.facebook.com/watch/?v=1353231598185350

Po ashtu edhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka dhënë alarmin për vërshime të shpejta në disa pjesë të Kosovës.

Sipas njoftimit Agjencioni ka parashikuar që të ketë vërshime qysh sot nga ora 12:00.

“Pika më e hershme e parashikuar: e martë, 23 Qershor 2020 – 12:00; Përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut: shumë e lartë: 43%, lartë: 34%, moderuar: 12%;
Data e parashikimit: 2020-06-23. 08 UTC; “duke treguar një probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme.

https://www.facebook.com/watch/?v=267897924318704

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet do të vazhdojnë gjatë tërë ditës së sotme por edhe mëngjesin ditës së mërkurë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...