Vërshimet në Hasanbeg nuk ishin mësim për Georgievskin, kanalizimi përsëri nuk u rregullua

Shkup, 30 shtator – Nuk kanë të sosur premtimet e pa realizuara të kryetarit të Gazi Babës, i cili gjatë fushatës zgjedhore premtoi ndërtimin e kanalit në lagjen Hasanbeg dhe ndërtimin e një stacioni të ri autobusi për linjën 45, por që asnjëra prej tyre nuk është realizuar edhe pse Borçe Georgievski është në fund të mandatit të tij të parë.

Gazi Baba është një nga komunat e Shkupit, e cila cila është e banuar si me popullatë maqedonase edhe atë shqiptare, pra ajo është një komunë multientike,në të cilën shqiptarët edhe pse nuk janë shumicë, janë vendimtar në përcaktuesin e fituesit, shkruan Zhrnal.

Kjo komunë është e ndarë në një mënyrë interesante, ku disa nga lagjet e saj janë të banuar me shumicë maqedonase, ndërsa një pjesë është e banuar me shqiptarë, por ka edhe lagje ku këto dy entni jetojnë sëbashku në harmoni të plotë pa dallime entike apo fetare.

Duke qenë se maqedonasit janë shumicë në këtë komunë, nënkupton se kryetari do të vijë nga rradhët e saj, por që edhe shqiptarët janë një numër i konsiderueshëm i cili nuk mund të shmanget apo që të menjanjohet, por edhe sikur mos të ishin aq, ata përsëri duhet që të trajtoheshin si të barabart me të tjerët.

Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh në Gazi Babë, ku Borçe Georgievski që është kryetari aktual dhe pretendenti për një mandat të dytë nën siglën e LSDM-së, investimet kapitale që i ka bërë gjatë katër vjeçarit të parë, ka qenë e theksuar dallimi etnik në realizimin e tyre, ku në anën maqedonase është investuar kurse zonat shqiptare janë lënë në harresë. Kjo ka ndodhur edhe përkundër faktit se ai gjatë zgjedhjeve lokale ka premtuar Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë!, por që kjo ishte vetëm një sllogan bosh i cili u përdor për qëllime poltike, pasi veprimet gjatë mandatit të parë tregojnë krejtësisht të kundërtën.

Ai gjatë fushatës elektorale prtemtoi investime të shumta në lagjen Hasanbeg, e cila është e banuar me shumicë shqiptare, por që ato mbeten vetëm në letër, pasi për katër vite nuk u realizua asgjë nga ato për të cilët ai ishte zotuar, shkruan Zhurnal.

Një nga premtimet e Borçe Georgievskit ishte ndërtimi i kanalit kullues në fshatin Hasanbeg, i cili ishte edhe njëri nga shkaktarët kryesor të dëmtimeve dhe viktimave që ishin shkaktuar nga vërshimet që kishin përfshirë këtë lagje në vititn 2016. Ai në fushatën zgjedhore premtoi ndërtimin, mirëmbajtjen (verë-dimër) dhe hapjen e kanalave të reja për ujrat që vinë si pasojë e reshjeve. Afati për përfundimin e këti projekti në bazë të programit “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë! ishte viti 2019, por që fakeqësisht ai është në përfundim të mandatit të tij të parë, dhe ky premtim nuk është realizuar, e që si pasojë e “neglizhencës” së tij, banorët e kësaj lagje vazhdojnë që të jenë të rrezikuar nga vëshimet e mundshme.

Premtim tjetër në prograimin “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë! Ishte se në hapërisat e kanalit kullues të mbuluar do të ndërtohet një stacion i ri autobusi për linjën 45 që do të jetë edhe i fundit për këtë linjë. Ky projekt sipas Georgievskit parashihte ndërtimin e një parku me sipërfaqe 2000 metër katror ku do të vendosën stola dhe do të jetë një pikë takimi për qytetarët e kësaj lagje, ku fati për përfundimin e saj ishte viti 2019. Ky ishte një premtim shumë i bukur në letër, por që fatkeqësisht mandati i parë i Georgevskit përfundoi dhe reliazimi i saj ende as që ka filluar, edhe pse është 2 vite me vonë nga afati kur është dashur që e njejta të përfundojë, shkruan Zhrnal.

Këto janë dy nga projektet e shumta që Borçe Georgievski ka premtuar për lagjen shqiptare të Hasanbegut, por që të njejtat ende as nuk kanë filluar e jo më të përfundojnë, e kjo na tregon se nuk ka punuar si kryetar i të gjithëve, por fatkeqesisht ka vepruar në baza etnike.///Zhurnal.mk

Related posts

Dr. Sofijanova: Ja çfarë pasoja kanë fëmijët të cilët e kanë kaluar KOVID-in pa simptoma

D V

Stojanovska: Ka më shumë arsye për interpelancën ndaj Xhaferit

D V

Mijallkov me padi kundër Maqedonisë në Strasburg

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More