Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vërshimet në Kosovë, komunat kërkojnë nga Qeveria të bëhet rimbursimi i mjeteve për familjet e prekura gjatë janarit

Ditën e enjte në disa komuna në Kosovë ka pasur sërish vërshime, megjithatë situata është e menaxhueshme.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Ka pasur në disa komuna vërshime por që situata është e menaxhushme. Vlerësimi i dëmeve bëhet pasi të ndalen vërshimet”, theksoi ai.

Ibrahimi po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shpejtojë proceduarat për rimbursimin e mjeteve për familjet që janë prekur nga vërshimet që kanë ndodhur në fillim të muajit janar.

“Niveli qendror ka pranuar dokumentacionit nga komunat për dëmet që janë shkaktuar gjatë reshjeve të kaluara dhe ende nuk ka dal me ndonjë matës se sa janë dëmet totale, dhe të fillojë me rimbursimin e dëmeve material dhe bujqve duke u bazuar në vlerësimet paraprake. Ne kërkojmë që procesi të shpejtohet, nuk e dimë komisioni ndër ministror a është themeluar, kërkojmë nga niveli qendror të jetë më i zhurmshëm në këtë çështje”, ka thënë ai.

Sazan Ibrahimi

Tutje, ai pohoi se familjet e prekura nga vërshimet janë në pritje të këtyre mjeteve financiare.

“Procesi po zgjatë shumë, kanë pësuar ekonomitë familjare, kanë pësuar bujqit, dhe ata presin rimbursimin pasi që komuna ka dorëzuar raportet te niveli qendror”, tha ai.

Theksojmë se kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kishte njoftuar se është ndarë Fondi Emergjent për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ndodhura gjatë janarit, por që deri tani nuk ka filluar kompensimi i dëmeve.

Si pasojë e vërshimeve të ndodhura në janar, shumë familje kanë pësuar dëme të mëdha financiare, ku disa prej tyre janë evokuar nga shtëpitë e tyre.

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria.

Postime të ngjashme

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

D V

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

Djaloshi që ishte për vizitë te babai dhe po kthehej në Kosovë: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...