Agjencia Zhurnal.mk

Vërshimet në Venecia, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën e tij historike dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për banorët e këtij qyteti.

Më shumë se 80 për qind e qytetit, i cili gjenden në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore, është nën ujë si pasojë e përmbytjeve.

Kryeministri i Italisë, Gjyzepe Konte, e përshkroi përmbytjen si “një goditje në zemrë të vendit”.

Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

Gjatë ditës së sotme shpallen masat emergjente që do të ndërmarrë qeveria italiane.

Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigji Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit.

Këto nivele të ujit, nuk janë shënuar në më shumë se 50 vjet dhe autoritetet thonë se kjo gjendje do të lerë pasoja të përhershme.

Sheshi i Shën Markut, një nga pjesët më të ulëta të qytetit, ishte një nga zonat më të goditura.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...