Agjencia Zhurnal.mk

Version i ri i përmirësuar i onlajn shërbimeve të EVN

U vendos në funksion versioni i përmirësuar i onlajn shërbimeve të EVN – evnonline.mk. Tani këta shërbime i ofron për klientët e saj kompania EVN Home, e cila që nga viti i kaluar është furnizues universal i energjisë elektrike. Me anë të këtij përmirësimi të EVN Onlajn do të takohen kërkesat e konsumatorëve, veçanërisht me dixhitalizimin e opcioneve të reja të cilat deri më tani nuk kanë qënë në dispozicion onlajn.

Deri më tani, EVN Onlajn ju ofronte konsumatorëve tre shërbime ndaras:

  • regjistrim elektronik për e-faturë (Formular për e-faturë)
  • pagesë të shpejtë të faturave, pa parakusht të regjistrimit të profilit të përdoruesit (Pagesë e shpejtë)
  • pasqyrim të borxheve dhe pagesë të faturave me anë të regjistrimit të profilit të përdoruesit (deri më tani Е-punkt)

Ndryshimi kryesor qëndron në përpunimin gjithpërfshirës të servisit të përdoruesve të regjistruar – „Е-punkt“, i cili tash është riemëruar në „I imi EVN Home“. I imi EVN Home, si pjesë e integruar e EVN Onlajn, përfaqëson portal të përmirësuar të përdoruesve për shërbime lidhur me pagesën e faturave të energjisë elektrike me dizajn responziv. Në këtë mënyrë vizitorët do të fitojnë eksperiencë të shkëlqyer, pa dallim se nga cili aparat qasen.

I imi EVN Home përveç pagesës së faturave pa komision pagese, tani më i ofron edhe shërbimet në vijim:

  • pagesë të më shumë faturave njëkohësisht
  • regjistrim të më shumë pikave matëse në një profil të përdoruesit
  • regjistrim të një pike matëse në më shumë profile
  • shkarkim të kopjeve të faturave të 12 muajve të fundit
  • pasqyrim të historisë së të gjithë pagesave të kryera përmes profilit të përdoruesit

Përdoruesit e shërbimit të deritanishëm E-punkt do të mund ta shfrytëzojnë I imi EVN Home nëpërmjet emrit të përdoruesit të njejtë (postës elektronike) dhe fjalëkalimit, me çka gjatë hyrjes së parë sistemi do të ju kërkojë ndryshim të fjalëkalimit.
Nëpërmjet I imi EVN Home, përdoruesve ju mundësohet qasje tek shërbimet në çdo kohë dhe vend, thjeshtë dhe shpejtë për shfrytëzim në vetëm disa hapa.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...