Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vërtetohet propozim-përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme me 9 vota “pro” e votoi Propozim-vendimin për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për kryetar të KSHZ-së është propozuar Aleksandar Dashtevski, ndërsa për nënkryetare Ditmire Shehu nga BDI-ja, e cila tani është nënkryetare e Komisionit.

LSDM-ja e dha mbështetjen e saj për Boris Kondarkon dhe Radica Risteskën, anëtarë aktual të Komisionit, si dhe për Oliver Ristovskin, ish-zëvendësministër i Drejtësisë.

Anëtar i dytë i KSHZ-së me mbështetje të VMRO-DPMNE-së do të jetë Boban Stojanoski, jurist në Kuvend.

Aleanca për Shqiptarët, e cila është në koalicion me Alternativën e mbështeti Krenar Llogën, jurist nga Struga.

Përbërja e re e vjetër e KSHZ-së duhet të votohet në seancën plenare të caktuar për në mesditë, me dy të tretën e shumicës.

Postime të ngjashme

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...