Agjencia Zhurnal.mk

Vesa Luma nga Zelanda e Re: Duke shijuar ditën e fundit të “lirisë”, kjo është lufta e dytë në jetë që po e përjetoj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tash e sa vite është shpërngulur me bashkëshortin dhe djalin e saj në shtetin e largët, në Zelandën e Re.

Familja kanë shijuar sot (e enjte) ditën e fundit të endjes në liri, pak para se shteti të futet në karantinë, si rrjedhojë e përhapjes së coronavirusit.

Këngëtarja publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi, që ajo bashkë me burrin dhe djali ne saj e realizuan së fundmi gjatë një vizite në një muze nën-ujor në Auckland.

Në mbishkrimin e fotografisë, Vesa shkruan se nuk do t’ia priste kurrë mendja që do arrinte ta përjetonte ndonjëherë luftën e saj të dytë në jetë.

“Duke shijuar ditën e fundit të “lirisë”…kush kish me thanë…kjo është lufta e dytë që po e përjetoj…kësaj here ndaj një të panjohure. Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri, karantinë deri në kismet”, shkroi këngëtarja Luma në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, ky imazh është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar familjes shëndet në këto kohë të vështira.

View this post on Instagram

Forca 🙏🏼

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...