Agjencia Zhurnal.mk

Veseli: Gjykata për krimet serbe është e pashmangshme dhe do të ndodhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot në Kaçanik se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb në Kosovë është e domosdoshme, është e mundur, është e pashmangshme dhe do të ndodhë.

Duke folur në Akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies heroike të Qamil Ilazit – Komandant Bardhit në Kaçanik, Veseli ka thënë se populli i Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare ndaj okupatorit serb, i cili vrau e masakroi mijëra qytetarë të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Kryeparlamentari Veseli tha se janë disa personalitete të cilat në jetën dhe veprimtarinë e tyre pasqyrojnë gjithë fatin historik të kombit të tyre. Një personalitet i tillë,ai ka pohuar se ishte edhe Qamil Ilazi, komandant Bardhi.

“Qamil Ilazi, me guxim e vendosmëri, iu përgjigj kohës dhe atdheut, si njeri i lapsit dhe i pushkës. Në historinë e popullit tonë lapsi dhe pushka gjithmonë kanë shkuar bashkë. Qamil Ilazi me veprimtarinë dhe luftën e tij është shëmbëlltyrë e kësaj vlere të popullit tonë. Është shëmbëlltyrë e luftës tonë të drejtë, luftës të pastër, luftës tonë për liri e dinjitet kombëtar. Kjo luftë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i sjellë lirinë një populli të robëruar me shekuj, i ka bërë një shërbim të madh njerëzimit: e ka bërë më të drejtën botën”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...