Agjencia Zhurnal.mk

Veseli në 21 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Vetëm të bashkuar e fitojmë edhe këtë luftë globale (VIDEO)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një video-mesazhi kujton 24 marsin 1999, ditën e nisjes së intervenimit ushtarak të NATO-s në Serbi.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se 21 vjet më pas, brezat e lirisë, nuk duhet ta harrojnë, se ishte shpirti liridashës i popullit, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të që i dhanë vulën të drejtës dhe lirisë së Kosovës.

Më poshtë video-mesazhi i Kadri Veselit:

21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë.

21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë. 21 vjet më pas, ju brezat e lirisë, nuk duhet ta harroni, se ishte shpirti liridashës i popullit tonë, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të që i dhanë vulën të drejtës sonë.Sot në 21 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s kujtojmë me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm aleancën veriatlantike të udhëhequr nga SHBA-të. Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë, me armikun global të këtyre ditëve.

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, March 24, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...