Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Veseli takon Lajçakun: Kosovës i duhet një marrëveshje finale me Serbinë, që sjellë njohje reciproke dhe ulëse në OKB

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë takimit që ka pasur me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak kanë biseduar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimit për media, Veseli ka thënë se PDK-ja e mbështetë procesin e dialogut dhe është e vetmja që ka propozuar një platformë për këtë çështje.

Sipas tij, PDK konsideron që marrëveshja finale me Serbinë është interes strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE dhe në OKB.

“Është inkurajues pozicioni i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, që në emër të Bashkimit Evropian ka një agjendë të qartë për ta përmbyllur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje finale. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj që si opozitë të jap kontributin e saj, ku si bazë mbështetje ka vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën.” ka thënë Veseli.

Veseli ka folur edhe për nevojën e një koordinimi më të drejtpërdrejt me SHBA-të.

Siç thuhet tutje në njoftim, PDK-ja e mbështet vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që është në përputhje me platformën tashmë të njohur të saj, e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Postime të ngjashme

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

NISMA nuk e kaloi pragun, ky është numri i votave që mori Fatmir Limaj

S.B.

Sa u votuan partitë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 – dallimi në vota, përqindje dhe ulëse

S.B.

Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, të respektohen masat

S.B.

Adriana Matoshi siguron ulëse në Kuvend të Kosovës duke lënë pas disa ish-deputetë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...