Agjencia Zhurnal.mk.

Vështirë se do ta dëgjoni ndonjëherë fjalën ‘Të dua’ nga goja e këtyre shenjave

Kur flasim për shenjat zodiakale, janë disa që mezi e nxjerrin nga goja fjalën ‘të dua’ ndaj dikujt.
Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit nuk janë më të hapurit për sa i përket ndjenjave, vështirë të hapen ndaj dikujt dhe e bëjnë vetëm kur janë gati të marrin të gjitha përgjegjësitë që derivojnë nga një afirmim i këtij lloji. Ashtu siç nuk duan të mashtrohen nga dikush, nuk duan të gënjejnë as të tjerët me ndjenjat e tyre irealiste. Gjithashtu, përvecse janë shumë krenarë, e kanë shumë të vështirë të flasin për dashurinë, të paktën derisa të jenë të sigurt që personi përballë ndjen të njëjtën gjë, pasi nuk duan të ekspozohen pa garanci. Megjithatë, sapo e thonë hapur, nuk kanë frikë ta jetojnë atë ndjesi.
Luani
Luanët janë jashtëzakonisht krenarë dhe është shumë e vështirë për ta të flasin për gjëra intime e delikate sicc janë ndjenjat e tyre. Gjestet romantike dhe fjalët e ëmbla janë diçka që vjen mbas shumë kohësh, sepse nuk do të kenë luksin të humbasin kohë me dikë për të cilin ndihen të sigurt që vërtet interesohet për ta. Kur njihen me një tjetër person krenar si vetja, është vërtet e vështirë që marrëdhënia e tyre të bëjë përpara.
Virgjëresha
Virgjëresha e sheh thellësinë dhe intimitetin e dashurisë në thellësi, prandaj nuk ka qejf ta bëjë me fjalë atë. Beson se dashuria është një forcë shumë e fuqishme dhe duhet përdour vetëm për mirë, kështu që i deklaron ndjenjat vetëm ndaj dikujt që e vlerëson atë dhe e respekton. Dashuri nuk është të deklarosh për Virgjëreshën, por të ndjesh, kështu që mos prisni fjalë magjike prej saj, derisa të jetë e sigurt që personi përballë do të dijë t’i respektojë ndjenjat e saj.
Bricjapi
Bricjapi e sheh dashurinë në një mënyrë private, si një lojë dhe kush i shpreh i pari ndjenjat, humb. Ja pse merr gjithë kohën e duhur për të mos u shfaqur i dobët dhe vulnerabël para personit tjetër. Për sa i përket përmbajtjes së fjalëve, sjelljet e tij janë shumë të sinqerta. I bën të qarta ndjenjat përmes xhestev e të përidtshme, e nëse personi përballë di ta shohë në mënyrën e duhur, do të kuptojë si ndihet.

Related posts

Pse thinjen flokët?

D V

Të prirë për tradhti: djemtë e gjatë, biondet…

D V

Përveç ngjyrës, ja pse duken kaq të bukur dhe shëndetshëm flokët e lyer me këna

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy