Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

Bruksel, 2 mars- Në planet kombëtare të rimëkëmbjes, shtetet anëtare duhet të sigurojnë që investimet, edhe ato në sektorin e telekomunikacionit, të zbatohen në përputhje me të gjitha rregullat e zbatueshme, përfshirë ato për ndihmën shtetërore dhe prokurimin publik, pavarësisht nga përfituesi përfundimtar i masës, qoftë kjo në pronësi publike ose private, tha sot zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager.

“Brukseli inkurajon Shtetet Anëtare të përfshijnë investime dhe reforma në planet e tyre të rimëkëmbjes që synojnë, ndër të tjera, vendosjen e shpejtë të rrjeteve me kapacitet shumë të lartë, duke përfshirë fibrat dhe rrjetet 5G, duke ruajtur funksionimin e tregut të vetëm dhe duke siguruar një konkurrencë efikase”, theksoi Vestager.

Ajo kujtoi se KE është e gatshme të ndihmojë vendet anëtare në hartimin e planeve të tyre të ndihmës shtetërore në përputhje me rregullat e BE-së.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...