Agjencia Zhurnal.mk.

Vetëdorëzohet në polici autori që vrau 19 vjeçaren në Tuz

28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçares, Sheila Bakija në Mal të Zi është vetëdorëzuar në polici.

Pas ngjarjes në Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh, ndërkohë që u vetëdorëzua në orët e vona të ditës së djeshme.

Ai ishte i fejuar me 19-vjeçaren, kur kjo e fundit bëri kallëzim në në polici se Gjokaj po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua.

Mediet malazeze shkruajnë se Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”.

Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara.

Plumbat i morën jetën 19 vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai.

Related posts

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Gostivar, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës

D V

Zbardhet vjedhja në Gostivar

D V

MPB: 34 sanksione për kundërvajtje të veturave të cilat kryejnë transport të udhëtarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy