Vetëdorëzohet personi që po kërkohej për mbi 15 vjedhje që nga gushti

nga Xh M

Është vetëdorëzuar dje në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj, 27 vjeç, së bashku me një avokat mbrojtës.

Ai është në arrati që nga 23 korriku i vitit të kaluar, ndërsa policia e kishte shpallë në kërkim më 7 gusht.

Policia tha se hetuesit gjatё kohёs sa ishte nё arrati i dyshuari kanё mbledhur prova dhe dёshmi dhe gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar” disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”.

Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё
Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm
Njё (1) Sprej OC
Njё (1) mjet i mprehtë (thikё)
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.

Policia vitin e kaluar kishte kërkuar nga qytetarët bashkëpunim me qëllim të lokalizimit e arrestim të tij, duke ia publikuar edhe të dhënat e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More