Vetëm 17 ditë pa klub, Besnik Hasi emërohet trajner i gjigantit belg

nga D. V.

Besnik Hasi është bërë me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga KV Mechelen.

Trajneri kosovar u largua nga Mechelen, derisa tanimë është emëruar në krye të gjigantit belg RSC Anderlecht.

Për Hasin është rikthim te Anderelchti, pasi e kishte udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016.

Anderlechti ka vendosur të ndahet me trajnerin e deritanishëm David Hubert, derisa Hasi do ta zëvendësojë atë me një kontratë deri në fund të sezonit ku mund të vazhdohet.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlechtit”, tha Hasi.

Hasi si trajner i Anderlechtit fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Belgjikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More