“Vetëm instinkti”, amerikani fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh në lotari

nga D. V.

Një banor i Karolinës së Veriut tha se një “impuls i çmendur” e çoi drejt fitores së një çmimi prej 1 milion dollarësh nga një biletë gërvishtëse lotarie.

Banori i Whiteville, Kenneth Formyduval, i tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se të premten në mbrëmje, pasi përfundoi punën, ndjeu një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë një biletë lotarie.

“Thjesht më lindi një impuls i çuditshëm dhe vendosa të ble një. Diçka thjesht më tha të marr atë biletë”, tha ai.

Formyduval zgjodhi një biletë prej 30 dollarësh MAX-A-MILLION nga marketi Minuteman Food Mart në South Madison Street në Whiteville.

Ai tha se ishte një surprizë e këndshme kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh prej 1 milion dollarësh.

Formyduval deklaroi se paratë do t’i përdorë për të shlyer borxhin për kamionin dhe ndoshta për të blerë një shtëpi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More