Vetëm katër ndeshje në sezonin e ri, Roma shkarkon legjendën Daniele De Rossi

nga D V

Daniele De Rossi është shkarkuar nga skuadra e Romës vetëm pas katër ndeshjeve të para në kampionat.

Legjenda e Giallorosëve kishte marrë sezonin e kaluar drejtimin e klubit duke bërë mjaftë mirë, megjithatë starti i këtij kampionati ka qenë i tmerrshëm.

Ai në katër ndeshjet e para ka pësuar një humbje nga Empoli 1-2 dhe ka barazuar me skuadrat si Cagliari, Juventus dhe së fundmi Genoa.

Kjo i ka kushtuar me shkarkim De Rossit dhe tanimë klubi ka konfirmuar largimin e tij.

“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More