Vetëm katër plazhe në Strugë kanë angazhuar shpëtues, pushuesit në rrezik

Strugë, 19 korrik – Vetëm katër plazhe në Strugë dhe rrethinë kanë angazhuar shpëtues të ujit, për siguri më të madhe të pushuesit në ujërat e Liqenit të Ohrit, informon Zhurnal.

 

Sekretarja e organizatës komunale të kryqit të kuq në Strugë, Adhurime Dauti, shprehet se deri tani shpëtues kanë angazhuar vetëm plazhet “Versus” dhe “Dada, kampi “Livadishte” dhe hotel “Izgrev”.

“Kjo sezonë turistike ka vetëm dhjetëra shpëtues të cilët kanë lidhur marrëveshje me koncesionerët e plazheve, duke përfshirë dhe akuaparkun në hotel “Izgrev”. Plazhet tjera nuk janë të siguruara me shpëtues të trajnuar në ujë”, deklaroi Dauti.

Viteve të fundit siç shtoi ajo, katër plazhe të qytetit kanë angazhuar shpëtues të ujit, por nuk dihet pse edhe sivjet nuk e kanë bërë këtë.

“Notuesit të kenë kujdes derisa argëtohen në ujërat e Liqenit të Ohrit dhe të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të përballen. Veçanërisht apeloj deri te pushuesit të cilët e shfrytëzojnë koritën e Drinit të Zi, sepse aty nuk lejohet hyrja në ujë”, tha Dauti.

Viteve të fundit shpëtuesit e Kryqit të Kuq kanë intervenuar në disa raste të ndryshme për shpëtim.//Zhurnal.mk

Related posts

Profesorët Xhevat Lloshi dhe Rami Memushaj mbajtën ligjërata për organizimin e teksteve të përkthyera dhe për semantikën

D V

Filipçe bën thirrje për vaksinim për termin të caktuar

D V

Temperaturat deri në 35 gradë, në fund të javës kushte për shi të rrëmbyeshëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More