Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Vetëm marka e veturave Bentley ka pasur rezultat pozitiv në vitin 2020

As pandemia dhe as Brexit nuk mund t’i bëjnë asgjë.

Shumica e prodhuesve të makinave panë një rënie të madhe të shitjeve vitin e kaluar, por jo Bentley.

Kjo markë luksoze britanike në pronësi të Volkswagen arriti madje ti’ rrisë shitjet në vitin 2020 krahasuar me vitin e kaluar, por edhe të vendosë një rekord të ri historik, transmeton Telegrafi.

Vërtetë, rritja e shitjeve është modeste me 2%, por në një vit kur industria globale e automjeteve ka rënë në një krizë që nuk mbahet mend, mund të konsiderohet një sukses i madh për Bentley.

Sidomos kur merrni parasysh që ky rezultat u arrit pavarësisht nga vështirësitë që lidhen me Brexit.

I përkthyer në numra, Bentley dorëzoi 11,206 makina në të gjithë botën në vitin 2020.

Modeli më i kërkuar ishte Bentayga SUV, me 37%, i ndjekur nga Continental GT (24%) dhe Continental GT Convertible (15%).

Bentley shiti më shumë makina në Amerikën e Veriut dhe Jugut (3,035), e ndjekur nga Kina (2,880) dhe nga Evropa (2,193).

Siç pritej, rritja më e madhe e shitjeve me 48% u regjistrua në Kinë, ndërsa rënia më e madhe ndodhi në tregun e brendshëm, Britanik (-22%).

Postime të ngjashme

Aston Martin do të elektrifikojë 90% të modeleve deri më 2030

S.B.

Këto janë gjëra që Hyundai i ri mund ti bëjë, kurse Tesla jo

S.B.

Si duket flota e makinave të Elon Musk?

S.B.

Kjo është logo e re e Peugeot

S.B.

Mini Cooper i ridizajnuar me 5 dyer arrin në mars

S.B.

Po vjen një Land Rover më i fuqishëm: Kushton rreth 120 mijë euro

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...