Vetëm për më të guximshmit, në New York hapet rrokaqielli që katër katet e fundit i ka të ndërtuar vetëm nga xhami

Ndërtesa e re në zemër të Manhattan, që i ka 77 kate dhe ndërtimi i të cilës ka kushtuar 3.3 miliardë dollarë, është karrem për ata që nuk frikësohen nga lartësia.

 

Jeni të etur për adrenalinë dhe nuk frikësoheni nga lartësia? Atëherë rrokaqielli One Vanderbilt në zemër të Manhattan në New York, është vendi ideal për ju, transmeton Telegrafi.

Ndërtesa ka 77 kate dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.3 miliardë dollarë, e katër katet e sipërme janë ndërtuar nga xhami. Shëtitja nëpër ato kate, ju bën të ndiheni sikur fluturoni mbi “mollën e madhe” – duke ofruar pamje spektakolare.

Për të pasur qasje të plotë, aty janë ashensorët e xhamit të cilët në 364 metra lartësi do t’ju dërgojnë për vetëm 42 sekonda. Ky rrokaqiell do të fillojë të pranojë turistë nga 21 tetori, kurse çmimi për të hyrë dhe përjetuar pamje të papara do të jetë 39 dollarë.

“Ne do t’ju ofrojmë vizitorëve pamjet më mbresëlënëse në New York. Industria e turizmit po rimëkëmbët dhe tani është momenti ideal që të bashkohet pamja mbresëlënëse me përjetimin unik artistik”, ka thënë Mark Holiday, kreu i kompanisë që ndërtoi rrokaqiellin. /Telegrafi/

Related posts

Këto janë 5 gjërat që tani kushtojnë më pak sesa para pandemisë

D V

Sulmuan punonjësin dhe tentuan të vjedhin stoli ari në New York, pendohen keq hajnat – shfaqet nga askund një burrë me karrige në dorë

D V

Sipas shkencës në këtë moshë keni më shumë gjasa të takoni njeriun e jetës suaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More