Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vetëm përmes respektimit të policisë mund të arrijmë nivel më të lartë të sigurisë, thotë Spasovski

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot, lidhur me sulmet ndaj nëpunësve policorë theksoi se është me rëndësi të punohet në detektimin e shkaqeve të sakta të cilat çojnë drejt rasteve të këtilla. Për atë qëllim, siç kumtoi, dje mbajtën takim të përbashkët me Fakultetin për siguri, ku u dakorduan të bëhet analizë e posaçme për këto raste, ndërsa me atë rast të krijohen programe, modele, module, kurrikula përmes të cilave kalojnë nëpunësit policorë, para së gjithash kuadri udhëheqës në polici.

“Qytetarët mendojnë se sa më shumë të bëjnë panik lidhur me ndërmarrjen e disa veprimeve të caktuara policore apo autorizimeve zyrtare që i kanë nëpunësit policorë, aq më shumë do të bëjnë presion ndaj nëpunësve policorë lidhur me zbatimin e Ligjit dhe kjo më shpesh i referohet asaj që po na ndodhë. Ato nuk janë sulme, por tentime të sulmohen nëpunësit policorë dhe me atë rast duke xhiruar video klipe dhe publikuar në opinion, duke iu referuar asaj se “Ja policia po përdorë forcë të tepërt”, thotë Spasovski.

Sipas tij, nuk ka nëpunës të sulmuar policorë të cilët nuk kanë arritur të përgjigjen, por në raste të caktuara është treguar nevoja për përdorim të autorizimeve zyrtare gjatë ushtrimit të detyrave të veta.

“Nëse e shihni videon e cila ishte publikuar për ngjarjet para ‘Silbos’, do të shihni se nëpunësit policorë, shpejtë, në mënyrë efikase dhe me kohë i ndërmarrin të gjitha autorizimet që i kanë me qëllim që të arrestohen personat e tillë. Në atë pjesë nuk bëhet fjalë për sulm, por janë vetëm tentime të cilat i bëjnë disa qytetarë të caktuar”, tha Spasovski.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve ta respektojnë policinë e vendit për shkak se, siç theksoi, vetëm ajo e mban sigurinë, qetësinë dhe rendin publik në shtet.

“Vetëm përmes respektimit të nëpunësve policorë ne mund të arrijmë edhe nivel më të lartë të sigurisë dhe besim më të madh në policinë e shtetit”, potencoi Spasovski.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...