Kosovë

Veteranët paralajmërojnë kundërpërgjigje ndaj aksionit te EULEX-it sikur ndaj Jugosllavisë

Zhurnal Ads

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku i ka thënë Gazetës Express se ashtu si është dashur t’i kundërpërgjigjen sistemit Jugosllav do t’i kundërpërgjigjen edhe EULEX-it për bastisjen e sotme në zyrat e tyre.

“Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, ka thënë Klinaku.

Policë të misionit të EULEX-it sot janë futur në Zyrat e Veteranëve të OVL-UÇK’së duke i bllokuar anëtarët e kësaj organizate në katin e tretë.

Këtë e konfirmoi gjatë një bisede për Express edhe sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku.

“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lartë I kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku.

Policia e Eulexit mëngjesin e sotëm ka bastisur zyrat organizatës së veteranëve të UÇK’së. Nuk dihet arsyeja, por Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.

Dhjetëra trupa të Policisë e kanë rrethuar objektin, ndërsa para pak casteve janë parë duke dalë nga zyrat disa prej zyrtarëve që punojnë në këtë organizatë.

Nuk dihet nëse do të ketë arrestime nga Tribunali Special, pasi Prokuroria në Hagë ka njoftuar se dje ka arrestuar të dyshuarin e parë për krime lufte.

Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e sotëm të EULEX’it në zyrat e OVL’UÇK’së, raporton Gazeta Express.

të policisë së Kosovës janë parë sot afër zyrave të veteranëve, ku është duke u mbajtur një aksion i EULEX’it.

Ky aksion i EULEX’it vjen një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Salih Morinën./GazetaExpress/

Postime të ngjashme

Pas 418 rasteve të reja me coronavirus, IKSHPK apel qytetarëve: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

S.B.

Deputetja e PDK-së: Kosova po përballet me katastrofë humanitare, COVID-19 jashtë kontrollit

D XH

Arrestohet algjeriani pasi sulmoi një polic të Kosovës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...