Vetëvaret një i burgosur në qelinë e Fushë-Krujës – çfarë dyshohet?

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 03:34, është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri Q.M, në tualetin e dhomës së tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku Muça qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

Shkak për alarm u bë vonesa e pazakontë e tij në tualet, e cila u vu re nga një tjetër i paraburgosur që më pas hapi derën dhe e gjeti Q.M të vetëvarur në pjesën e grilës së ajrimit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e sigurisë dhe ndihmës-mjeku i institucionit, ndërsa në vijim u informuan Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

Q.M, i lindur më 2 korrik 1967 në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe pa precedentë penalë të mëparshëm.

Ai ishte arrestuar më 12 gusht 2024 për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Më 28 shtator 2024, ai ishte transferuar nga IEVP “Jordan Misja” në burgun e Fushë-Krujës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet e saj familjes së të ndjerit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. /Euronews/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More