Kosovë

Vetëvendosje i bën thirrje PDK’së që ta nënshkruajë mocionin për rrëzimin e Hotit

Zhurnal Ads

Nënkryetarja e Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo Qeveri e paligjshme duhet të shkoj sa më parë.

Nagavci pret që në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet të hënën të caktohet seanca e Kuvendit për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo ka bëri të ditur se kanë bërë kërkesë për raportim të kryeministrit Hoti në Kuvend dhe në Komisionin për Punë të Jashtme, lidhur me takimet që ka pasur në Washington dhe marrëveshjen e nënshkruar.

“Anëtarët e LVV-së kanë paraqitur kërkesa për raportim lidhur me politikën e jashtme, ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, Minishengenin dhe Zajednicën. Përkundër deklaratave të vazhdueshme nga kryeministri Hoti se platformë e dialogut me Serbinë është vetëm Kushtetua, ndërsa Minishengenin e konsideronte të dëmshme për Kosovën dhe i shërbente vetëm Serbinë, e ajo qe e pamë ishin zotime e konsensione të kundërta me deklarata që kemi parë disa herë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe në dëm të interesave të qytetarëve”.

Nagavci shtoi se kjo qeveri nuk arriti të krijojë asnjë konsensus brenda koalicionit për këtë gjë.

“Aktualisht për këto dakordime të arritura, zoti Hoti ka prapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe Nismës, sepse këto janë të vetmet që nuk kanë paraqitur ankesa për konsensionet që Hoti i bëri Vuçiqit dhe Serbisë dhe rikthimit në tavolinën e bisedimeve çështjen e Zajednicës”, u shpreh Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit shtoi se Hoti nga marrëveshja për normalizim që na kishte premtuar, kthehet përsëri prapa në konsensione me Serbinë.

Nagavci tha se në Uashington jo që nuk pati njohje, por u largua edhe fjala Republika e Kosovës pas kërkesës së Serbisë.

“Dëmet dhe pasojat e kësaj marrëveshje që nënshkruan me 4 shtator dhe dëmet e kësaj qeverie do të vazhdojnë. Është e domosdoshme që sa më parë të kemi një përfaqësim legal, të dinjitetshëm dhe me legjitimitet qytetar”.

Ajo u bëri thirrje partive tjera parlamentare që kanë shprehur shqetësim për marrëveshjen në Washington që ta mbështesin mocionin e rrëzimit të Qeverisë të nisur nga LVV.

“Nëse hezitojnë akoma që të nënshkruajnë kërkesën për mocionin që ua kemi dorëzuar edhe formalisht, ata faktikisht nuk mund të konsiderohen si opozitë dhe janë të përgjegjshëm po aq sa zoti Hoti dhe kjo Qeveri”.

Postime të ngjashme

Dosja e Hagës. Ja akuzat për Thaçin, Veselin dhe kupolën e UÇK

admin

Osmani: Ata që e krijuan sistemin e prishur nuk mund ta ndreqin

admin

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...