Agjencia Zhurnal.mk

Vetëvendosje me kritika të shumta ndaj teksteve të reja shkollore

Prishtinë, 7 qershor – Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje ka kritika të shumta ndaj formulimit të teksteve të reja shkollore, duke i renditur gjitha parregullsitë që sipas tyre kanë ndodhur.

Për këtë arsye, kjo parti ka kërkuar që gjithë procesi të kthehet në pikën zero dhe të fillohet nga e para. Për të arritur këtë ata njoftuan se do të thërrasin dhe një seancë të jashtëzakonshme për të bërë presionin e duhur.

Deputeti i kësaj partie, Ismajl Kurteshi përmes një konference për media theksoi se nevojën që tekstet e reja për nxënësit të ndalohen dhe gjithë procesi të kthehet prapa.

Sipas tij, ka defekte për shkak të mos respektimit të procedurave, shkeljeve dhe jo seriozitetit gjatë gjithë procesit në formulimit të teksteve të reja shkollore.

Deputeti i VV-së gjithashtu shtoi dyshimet e tij për manipulime duke thënë se nga 46 tekste që do të duhej të bëheshin, 30 prej tyre i ka fituar vetëm një shtëpi botuese, ajo e Dukagjinit, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq deputetja tjetër e VV-së Arbërie Nagavci u fokusua më shumë tek puna e resecentëve të këtyre teksteve shkollore, tha se tekstet që do të mësojnë nxënësit, u aprovuan brenda një vikendi në një hotel në Shqipëri, pa respektuar asnjë kriter që duhej të zgjaste mbi 40 ditë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...