Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vetëvritet Konsulli i Përgjithshëm i Francës në Tangier

Raportohet se autoritetet marokene kanë nisur hetim në lidhje me rastin dhe kanë marrë masa të sigurisë rreth konsullatës.

Shtypi i Marokut raportoi se Denis François, Konsulli i Përgjithshëm i Francës në Tangier, ka bërë vetëvrasje.

Sipas shtypit të vendit, François, i cili ka filluar detyrën dy muaj më parë, është varrë në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit.

Faqja Le360 e njohur për afërsinë me qeverinë tha se ai kishte kërkuar të largohet nga detyra diplomatike pas emërimit në mes të shtatorit.

Po ashtu raportohet se autoritetet marokene kanë nisur hetim në lidhje me rastin dhe kanë marrë masa të sigurisë rreth konsullatës.

Autoritetet marokene dhe franceze ende nuk janë prononcuar zyrtarisht mbi rastin.

Ndërkohë, një zyrtar maroken, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për AA se diplomati francez ka kryer vetëvrasje, pa dhënë detaje shtesë.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...