Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Vetitë magjike të bishtave të qershive dhe përfitimet që ato i sjellin shëndetit

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura, shkruan BalkanWeb.

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidantë që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave. Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike.

Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.

Si ta përgatitni çajin nga bishtat e qershive?

Pasi i ke pastruar bishtat e qershive, vloji në një tenxhere në të cilën ke hedhur më parë 1-2 gota ujë.

Lëre të vlojë për disa minuta dhe pije për disa ditë rresht.

Çajin mund ta pish edhe të ftohtë, 2-3 herë gjatë ditës derisa të ndihesh më mirë. 

Postime të ngjashme

A duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës? Mjekët kanë një përgjigje për ju

D V

Marrja e tepërt e kësaj vitamine popullore mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, hollim të kockave dhe rënie flokësh

D V

Kjo erëz mbron zemrën dhe ul rrezikun nga infarkti: Thekson kardiologu Ronald Koteller!

D V

Rruga e duhur për tretje të rregullt

Z H

Katër karbohidratet që ndihmojnë në humbjen e peshës, sipas një nutricionisti

D V

Katër ‘shenjat kryesore të hershme’ që mund të tregojnë se po përjetoni një sulm në zemër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...