Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

Shkup, 13 maj, Zhurnal.mk – Dështimi i Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës së negociatave me BE-në do ta thellon krizën politike në vend. Ekspertët vlerësojnë se ky dështim në rrugën drejtë BE-së, nuk buron thjeshtë nga vetoja bullgare, por nga shumë faktor të brendshëm. Sipas Voisllav Zafirovskit, dallimet e thella mes palëve dhe niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit krijojnë bazë për destabilizim të vendit.

Problemet janë të ndryshme, duke filluar nga marrëdhëniet e këqija me Bullgarinë, por problemi kryesor është gjendja brenda shtetërore ku kemi korrupsion të lartë, krim të organizuar, gjyqësor i keq, mos funksionim i shtetit të drejtë. Kusht për fillimin e negociatave kriteret politike të thëna qartë. Në këtë linjë ne nuk mund dot t’i nisim negociatat. Arsye mund të gjejmë me Bullgarinë, por arsyet janë të brendshme. Definitivisht do të thellohet kriza politike në të cilën neve ndodhemi në vazhdimësi 20 vitet e fundit.”– deklaroi Voisllav Zafirovski, ekspert sigurie.
Një krizë e tillë mund të pason me cenimin e sigurisë shtetërore derisa për bazë merret edhe kriza ekonomike dhe shëndetësore. Por sipas Zafirovskit nuk ka element të cilët rrezikojnë sigurinë shtetërore nga jashtë.

Maqedonia e Veriut rrezikohet nga brenda, jo nga faktorët e jashtë. Kjo për shkak të dallimeve të thella, drejtësisë selektive, për shkak të varfërisë nga kriza ekonomike, kriza shëndetësore etj. Nëse ka indikacione për destabilzim të mundshëm, ato varen nga gjendja e brendshme. Për këtë arsye institucionet duhet të jenë efikase, efektive dhe ta kryejnë punë që e kanë për detyrë”– pohoi Voisllav Zafirovski.

Bashkë rrugëtimi drejtë BE-së me Shqipërinë sipas Zafirovskit garanton stabilitet rajonal, pavarësisht epilogut që mund të sjellin vendet anëtare për fillimin e negociatave, kornizën negociuese dhe konferencat ndër-qeveritare./Alsat

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...