Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Vetoja bullgare mund të shkakton zgjedhje të hershme parlamentare në Shkup!

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Pas vetos së Bullgarisë për çeljen e negociatave me BE-në Qeveria doli me një reagim duke e quajtur vendimin e Bullgarisë si një dështim për rrugën evropiane dhe ka deklaruar se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë subjekt i negociatave. Por kjo hap edhe dilema tjera, sepse vetoja në fjalë mund të shkakton dhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare në vend, shprehen njohësit e proceseve politike në vend.

Urim Saliu, gazetar, për Zhurnal thotë se ky moment do të ketë ndikime dhe në politikën e brendshme dhe mund të coj në përplasje politike, gjegjësisht dhe në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

“Ky moment mund të ndikojë edhe në aspektin e brendshëm politik që mund të çojë në përplasje politike që mund poashtu të dërgojë vendin edhe në një palë zgjedhje tjera të parakohshme parlamentare . Por tashmë ne nuk e dijmë nëse refuzimi i Bullgarisë për të miratuar kornizën e negociatave është në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ose nuk është. Para disa muajsh deklarohej se me Bullgarinë problemet nuk ishin aq të theksuara ndërsa tani është një hendek i madh i krijuar që nuk dihet se me çfarë marrëveshjeje të re do të përfundoje”, ka deklaruar për ZHurnal, Urim Saliu, gazetar.

Në të njejtën vijë është edhe analisti politik Dame Çkatroski i cili thotë se vetoja bullgare mund të shkakton edhe zgjedhje të parakohëshme parlamentare në vend. Sipas tij partitë politike edhe nuk kanë opsione tjera përvec zgjedhjeve të hershme.

“Ne këtë vit vecmë hymë pas lokaleve edhe në zgjedhje parlamentare. Shpresoj se pas krizës covid do të ndodhin menjëherë. Në këtë krizë dhe ndodhitë me Bullgarinë shohim se partitë edhe nuk kanë zgjidhje tjetër. Siç do të thonte Cërvenkovski – Shkojmë në zgjedhje ose siç them unë – Nga Gruevizmi nuk mundemi të shpëtojmë për një kohë të shkurtër”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.

Ndryshe, Bullgaria përfundimisht edhe konfirmoi vendimin e saj për t’i vërë veto Maqedonisë së Veriut duke e pamundësuar kështu hapjen e negociatave me BE. Maqedonia e Veriut pas vetos së Bullgarisë de fakto do të kthehet në pikën zero ashtu siç ishte rasti edhe me Greqinë dhe tashmë duket se problemi është shumë më i komplikuar dhe zgjidhja nuk duket të jetë afër.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...