Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Flora Hajredinaj, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Trupa Gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.
Në senacën dëgjimore të mbajtur me 7 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.
Ndërsa gjyqtarja Flora Hajredinaj u shpreh se shpresonte që trupi gjykues të kishte krijuar bindjen për vlerësim pozitiv të saj në të tri kriteret dhe kërkoi konfirmin në detyrë.
Hajredinaj ka qenë edhe anëtare trupës gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.