Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Vetura elektrike nga Apple, 500 km me një mbushje të vetme

Performanca e makinës elektrike Apple është e njohur mirë.

Ka pasur kaq shumë zëra rreth veturës së Apple gjatë muajve të fundit saqë duket se hyrja e gjigantit të teknologjisë në atë treg është pothuajse një gjë e sigurt, transmeton Telegrafi.

Njoftime të reja të tilla kanë të bëjnë me veturën dhe parashikohet që Apple Car të shfaqet në treg më së shpejti, dhe lë mundësinë e vonesës sepse është një industri krejtësisht e re për kompaninë.

Hyundai duket se po i ndihmon gjigantit amerikan për të bërë makinën, kështu që Apple Car do të përdorte platformën e tyre E-GMP për automjete elektrike.

Duke qenë se Hyundai tashmë ka njoftuar aftësitë e një platforme të re të zhvilluar ekskluzivisht për veturat elektrike, bazuar në këto të dhëna, tashmë mund të konkludohet se cilat mund të jenë performancat e Apple Car.

Diapazoni i makinës në platformën e Hyundai duhet të jetë rreth 500 kilometra, shpejtësia maksimale është më e lartë se 250 km / orë dhe shpejtësia nga 0 në 100 km / orë do të jetë në gjendje të arrihet në më pak se 3.5 sekonda.

Makina do të mbështesë karikimin e shpejtë kështu që në 18 minuta bateria duhet të jetë 80 për qind e mbushur, ndërsa pesë minuta karikim do të mjaftonin për një distancë prej 100 kilometrash.

Postime të ngjashme

Audi RS3 me rekord të ri

D V

Novitec ka përgatitur një Ferrari 812 GTS më të gjerë, më të ulët, më të shpejtë dhe madje më të fortë

D V

Audi Quattro prodhim i vitit 1980 shitet me çmim rekord, për 163.000 funte – ka vetëm 9.700 milje të kaluara në 30 vite “jetë”

D V

Lamborghini Miura, e cila ka kaluar më shumë se 40 vjet në garazh, do të dalë në ankand

D V

Veturat luksoze po shkatërrohen në “varrezat” kineze

D V

Domethënia e logos – Tesla!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...