Agjencia Zhurnal.mk
Auto

‘Vetura legjendare’ zbulohen në një ‘bunker’ në Gjeorgji

Koleksioni përbëhet nga modele të shumta Mercedes dhe BMW nga 50 vitet e fundit, por edhe vetura me simbolin Porsche, Maybach …

Ndër makinat, fotot e të cilave u postuan në faqen GTboard të Facebook janë shembuj të BMW M3 e30, M3 e36, M5 e34, Mercedes E500 W124, Lancia Delta HF Integrale dhe shumë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Automjetet dyshohet se i përkasin një koleksionisti pa emër nga Gjeorgjia dhe “garazhi”, i cili pretendohet se të kujton më shumë një bunker betoni, ndodhet në kryeqytetin e vendit, Tbilisi.

Edhe pse makinat në foto janë të mbuluara nga një shtresë pluhuri, duket se ato janë mjaft të ruajtura dhe se u duhet vetëm një larje e mirë për të shkëlqyer me shkëlqim të plotë.

Gjithashtu thuhet se automjetet kanë të kaluata  pak, dhe disa prej tyre i përkasin serive të kufizuara, kështu që ato kanë një vlerë të madhe në tregun e koleksionistëve.

Postime të ngjashme

Edhe sa mund të vazhdoni vozitjen, nëse drita në tabelën e kontrollit të veturës tregon se po ju mbaron vaji?

Dafina Vidishiqi

Vetura unike e gatshme t’i dorëzohet pronarit, Bugatti La Voiture Noire u shit për 16.7 milionë euro

Dafina Vidishiqi

Toyota zhvendos prodhimin në Republikën Çeke

Lea Muslija

BMW E28 Alpina B9 nga viti 1983 del në shitje për 35 mijë euro

Lea Muslija

Audi RS Johann Abt Signature Edition, vjen me motor tejet të fuqishëm që zhvillon shpejtësi marramendëse

Dafina Vidishiqi

Hakerët vjedhin të dhënat e 3 milionë klientëve të VW

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...