Vetura përfshihet nga zjarri, polici amerikan shpëton shoferin që kishte humbur vetëdijen – kamerat filmojnë momentin dramatik

Pamjet dramatike të publikuara më poshtë, kanë kapur momentin kur një policisë në Kaliforni rrezikon jetën e tij për ta nxjerrë nga vetura që po digjej një burrë që kishte humbur vetëdijen.

Ishte zyrtari policor Pedro Garcia që iu afrua veturës së përfshirë zjarri dhe vërejti se brenda ishte një person që kishte humbur vetëdijen, dhe nga çasti në çast pritej të shpërthente mjeti, transmeton Telegrafi.

Ai reagoi menjëherë duke e nxjerrë zvarrë dhe larguar nga mjeti, nga frika se mund të ketë ndonjë shpërthim. Aty në ndihmë i dolën edhe ekipet e zjarrfikësve që intervenuan për ta lokalizuar zjarrin.

Sipas Garcias zjarri tashmë ishte futur edhe brenda kabinës, sa që shoferit kishin filluar t’i shkrihen këpucët nga zjarri. E tërë ngjarja u filmua nga vetura e autoambulancës.

“Disa kalimtarë rasti më thanë se dikush është brenda dhe se ka humbur vetëdijen. Menjëherë vrapova për ta nxjerrë”, ka thënë polici Garcia.

Related posts

Rritje e numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19 në Evropë

D V

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer dhe Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

Redaksia

Policia italiane shkatërron rrjetin që ofronte pasaporta false vaksinimi

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More