Agjencia Zhurnal.mk

Vetura përplas dy vajza te mitura në Shkup

Shkup, 10 janar- Mbrëmë, në Shkup, dy vajza, të moshës 12 dhe 13 vjeçare, janë lënduar pasi janë goditur nga një veturë në Shkup.

Nga policia njoftojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 19 e 15 minuta në udhëkryqin mes bulevardit “Kërste Misirkov” dhe rrugës që e lidh me bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup.

Vajzat janë përplasur nga vetura “Shkoda Fabia” e drejtuar nga T.M. (60) vjeçar.

Në këtë aksident, vajza 12 vjeçare ka marrë lëndime të rënda, kurse vajza 13 vjeçare ka marrë lëndime trupore.

Ato janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...