Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish të enjten në Munih.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se 15 persona janë të lënduar.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në zonën Dachauer Strasse, ka konfirmuar policia.
Shoferi është ndaluar në vendngjarje, sipas policisë.
Incidenti ka ndodhur në skenën e një takimi të lidhur me sindikatat e transportit Verdi, sipas mediave lokale.
Konferenca e Sigurisë në Munih do të fillojë të premten dhe nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky planifikohej të mbërrinin më vonë të enjten.
