Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Vetura sportive e së ardhmes transformohet në avion brenda tre minutave

Mjeti i quajtur AirCar ka krahë portativë që i dalin nga dy anët e tij dhe mund të transformohet nga një veturë sportive në një mini-avion që mund të ngrihet në ajër për tre minuta.

Duke kthyer në realitet ëndrrën e vjetër e filmave fantastikë kompania sllovake Klein Vision, thotë se makina mund të transformohet në avion brenda tre minutave, siç shihet dhe pamjet e ofruara në aerodromin Piestany në Slovaki.

Piloti testues dhe kreu i teknologjisë së kompanisë Profesor Stefan Klein ndezin motorët dhe nisin hapjen e krahëve portativë të mjetit, i cili për tre minuta arrin lartësinë 500 metra, para se të ulet përsëri në tokë.

Ata thonë se mjeti futuristik peshon vetëm 1,100 kg dhe mund të mbajë peshë të shtuar deri në 200 kg për çdo fluturim.

Rangu i saj i udhëtimit llogaritet deri në 1,000km, duke arritur shpejtësinë impresionuese prej 200km/orë.

Dr Branko Sarh, studiues aeronautike i grupit Boeing, tha: “Mekanizmi i hapjes e mbylljes së krahëve është shumë impresionues, është një konvertim i plotë i një veture në aeroplan.”

“Kabina ka hapësirë për shoferin/pilotin dhe një pasagjer. Deri tani paraqitja e kësaj makine fluturuese në rrugë dhe në ajër është e shkëlqyeshme”.

Kompani shton se dëshiron që mjeti i tyre të përdoret në të ardhmen si mjet zbavtjeje dhe si taksi fluturuese.

Anton Zajac, bashkëthemelues i Klein Vision, tha: “Pas kompletimit të fluturimeve testuese sipas rregullacionit, ne do të sjellim modelin e certifikuar brenda muajve të ardhshëm. Lajmi i mirë është që kemi një blerës”.

Postime të ngjashme

Nissani do të sjellë veturat e reja elektrike në fillim të 2030-s

S.B.

Është koha për Audi A8 të ri

S.B.

Thyhet rekordi – McLaren, shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për vetëm 2.1 sekonda

S.B.

Pasojat e krizës, kërkesa për makina të kuqe ka rënë ndjeshëm

S.B.

Del në ankand “vetura e Batmanit”

S.B.

Mercedes u kërkoi falje klientëve të S-Class, shkak defekti teknik në veturë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...