Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vetvrasja tragjike e pacientit me Covid, 52-vjeçari prej një jave në spital

Zhurnal Ads

Të tjera hollësira mësohen nga akti tragjik që ndërmorri pacienti 52-vjeçar Preng Gjonaj në spitalin COVID2 në Tiranë.

Sipas  burimeve, Gjonaj me origjinë nga Tropoja kishte një javë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rënduar nga COVID-19. Ai ishte në katin e katërt të spitalit, atje ku qëndrojnë të sëmurët më rëndë dhe pikërisht atje prej nga u hodh.

Kanë qenë mjekët ata që njoftuan të alarmuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet.

Policia sekuestroi kartelën e viktimës në kushtet e hetimit.

Nuk ka informacion se Gjonaj ka pasur sëmundje mendore ose problem mendore por dyshime se ka pasur stres të fortë për shkak të sëmundjes.

Kjo vetvrasje bëhet më e rëndë nga fakti se është e treta që ndodh tek spitali Shefqet Ndroqi e pikërisht nga pacientët e prekur nga koronavirusi. I pari që vrau veten duke u hedhur nga kati i tretë ishte më 13 gusht, pacienti 29-vjeçar Xhino Koça nga Durrësi dhe i i dyti, më 2 shtator, 65-vjeçari Hasan Mira. 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zbardhet lista/ Emrat që votohen nga anëtarësia e PD në qarkun e Dibrës të kandidatëve për deputetë

admin

Meta nis konsultat për datën e zgjedhjeve

admin

Foto të rralla nga 76-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Meta: Sot përulem me respekt ndaj Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë gjakun…

S.B.

Tabaku: Basha ndërtoi 48 kopshte, shkolla e çerdhe në Tiranë. Rama dhe Veliaj bëjnë projekte në 3D. Ka ardhur koha të ndryshojmë

S.B.

Bylykbashi: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor kundër interesit të shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës duhet shporrur më 25 prill

S.B.

PS kërkon edhe 3 milionë euro shtesë për inceneratorët nga Buxheti…

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...