Ivan Videnoviq, profesor universitar në Beograd, ka deklaruar se çdo person që vjen në pushtet të shtetit të tij dhe dëshiron raporte të mira mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Unë mendoj se secili që dëshiron raporte të mira mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë me paraqitjen edhe fjalimin, unë nuk kam mandat të kërkojë falje, unë kam thënë të më falni, por nuk kam funksion politik, unë nuk jam person që të kërkojë falje në emër të popullit, por unë mendoj që ky është hapi më i rëndësishëm dhe i parë për dikë që ka qëllime të mira që të përmirësoj raportet mes shqiptarëve dhe serbëve do të duhet ta bëjë dikush nga ana e serbëve”, ka deklaruar Videnoviq.
“Unë i kam lutur për kërkim falje qytetarët e Kosovës për atë se shteti ua ka bërë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi kryer disa gjëra të këqija që vështirë harrohen, për të cilat mund të jenë bazament, dhe pranimi i krimeve, përmendja e krimeve , dhe krijimi i kulturës e kërkim faljes do të mund të jetë urë mes komunitetit shqiptar dhe serbë. Dhe ajo çfarë sjellë, që shpresojmë se mund të sjellë deri te ai pajtim. Ne kemi nevojë njëri për tjetrin, sipas marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare”, ka deklaruar tutje ai në emisionin FIVE.