Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Elbasan, momenti kur Golfi dhe minibusi përplasen kokë më kokë

Ora News siguron momentin tragjik të aksident të djeshëm në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një makinë tip “Volkswagen Golf” përplaset me një minibus pasagjerësh.

Si pasojë e këtij aksidenti u plagosën 7 persona, ndërsa Kledis Deda, 26 vjeç, ndërroi jetë në spital.

26 vjeçari ishte pasagjer në makinën tip ‘Volkswagen’, ndërsa është plagosur dhe drejtuesja e kësaj makine, me iniciale F.B.

Viktima mësohet se ishte babai i një fëmije.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe 5 pasagjerë të minibusit.

Të plagosurit u nisën menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Minibusi ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën.

Grupi hetimor e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Informacioni i Policisë për aksidentin:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

Postime të ngjashme

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

T E

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

T E

Aksident i frikshëm në Korçë, golfi bëhet copë, 4 të plagosur

T E

20 viktima dhe 764 raste të reja në Shqipëri

T E

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...