Kryedemokrati Basha ka publikuar një video kue akuzon Kryeminstrin Rama se ka falimentuar shëndetësinë dhe se kërcënimi i shëndetit të shqiptarëve është ai. Kjo sepse e ka lënë vendin me numrin më të ulët të mjekëve.
Statusi i plotë i Lulëzim Bashës
“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.
Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.
Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.” shkruan Basha.