Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

VIDEO/ Finalizohet operacioni ‘’Bërdica’’ në Shkodër, arrestohet 48-vjeçari që lëvizte me pistoletë ‘’Zastava’’ me vete

Një 48-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Policia u informua se B.K, kishte hyrë në një lokal në Bërdicë me armë dhe krehër me 9 fishekë pa leje.

Menjëherë Policia ka sekuestruar pistoletën tip ‘’Zastava’’ teksa B.K, u arrestua.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bërdica”.

Lëvizte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë gjatë operacionit, 48-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete ishte futur në një lokal në Bërdicë, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bërdica”.

Në kuadër të operacionit, nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 48 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal në fshatin Berdicë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se ai mbante me vete një pistoletë tip zastava, me një krehër me 9 fishekë, pa lejen e organeve kompetente.

Arma e zjarrit pistoletë dhe fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Postime të ngjashme

Aksident në Kumanovë, godet biçikletën dhe ikë

T E

Tentuan t’i kontrabandojnë 25 telefona nga Maqedonia për në Kosovë, kapën dy persona

T E

“Njoftoi trafikantët për hetimin”/ Mbërrin letërporosia nga autoritetet gjermane për ish-zv/drejtorin e OFL, Artan Shkëmbi

S.B.

Deçan, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohen tetë armë pa leje

S.B.

Kapet çifti shqiptar me 400 kg kanabis, detaji që nuk i shpëtoi policisë me gruan!

S.B.

Foto/ Po çonte të sëmurin në spital, ambulanca përplaset me Benz-in dhe përfundon përmbys

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...