Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

VIDEO/ Heroinë, kanabis e kapsula metadoni, arrestohen 2 shpërndarësit e drogërave në Korçë, procedohen 7 ‘klientë’ (EMRAT)

Një rast i shpërndarjes së heroinës është goditur në qytetin e Korçës. Pas dy muajsh hetime janë arrestuar dy personat që shpërndanin heroinë, Fatmir Çaushllija, 35 vjeç dhe Endri Risto, 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje).

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 7 persona të tjerë të cilët kishin blerë heroinë dhe kapsula metadoni.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 7 të tjerë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe kapsula metadoni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 2-mujor, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve në kërkim F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Korçë, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 24.11.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: O. K; M. Q; O. K; P. K; B. Xh; V. Th. dhe O. E., të cilët janë kapur në kohë të ndryshme nga forcat e Policisë, me doza heroine dhe kapsula metadoni, që dyshohet se i blinin tek shtetasit F. Ç. dhe E. R.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit kriminal që këta shtetas e ushtronin në qytetin e Korçës, duke shpërndarë kundrejt fitimit, sasi lënde narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, të ndarë në doza.

Në përfundim të veprimeve, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, kapsula metadoni dhe një sasi lekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Dafina Vidishiqi

850 mijë! Rama bën bilancin e të vaksinuarve në vendin tonë

Dafina Vidishiqi

SHBA dhuron 1 milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm 7 raste të reja

Dafina Vidishiqi

Tre variantet e vendimit për Metën, Kushtetuesja mund t’i drejtohet edhe komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Rama takon Sarkozyn në Paris: Privilegj të këshillohem me të për sfidat e Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...