Agjencia Zhurnal.mk
Bota

VIDEO/ Humbje të mëdha, Armenia kërkon armëpushim, azerët i përgjigjen me dronë

Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë në ditën e gjashtë të tyre, ndërsa të dy vendet kanë raportuar numër të madh humbjesh në ushtarë dhe teknikë luftimi.

Azerbajxhani vijon ofensivën në drejtim të pozicioneve të ushtrisë armene në rajonin e Nagorno Karabakhut dhe zonave përreth, të pushtuara nga armënët në fillim të viteve ’90. Ndërkohë forcat armene janë në pozicione mbrojtëse për të ruajtur ccfarë morën në marrëveshjen e vitit 1994, shkruan abcnews.al.

Nisur nga situata e rrezikshme e krijuar, e cila mund të çojë në një përplasje më të madhe në rajon, SHBA, Rusia dhe Franca kanë kërkuar shpalljen e një armëpushimi mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje pa luftë.

Armenia ndërkohë ka kërkuar në një farë mënyrë armëpushim duke theksuar se është gati të rikthehet në kushtet e marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1995 të negociuar nga OSBE.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani kundërshtoi çdo kërkesë për armëpushim një ditë më parë duke theksuar se do të ndalojnë së luftuari pasi të kenë përzënë armënët jashtë territorit të tyre.

Ushtritë respektive shpërndajnë video të sulmeve ndaj forcave kundërshtare, ku pamjet janë vërtetë të frikshme.

Sëfundmi ushtria azere ka shpërndarë video nga sulmet me dron ndaj ushtarëve armenë duke lënë të vdekur një numër të madh të tyre. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Investigimi/ Dosjet sekrete zbulojnë se si miliarderët amerikanë shmangin taksën mbi të ardhurat

Bekim Laçi

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Bekim Laçi

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Bekim Laçi

Çfarë duhet të presim nga takimi Biden-Putin?

Bekim Laçi

Kina do ta kthejë provincën Zhejiang në Zonë Pilot për Begati të Përbashkët

Bekim Laçi

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...