Reshjet e borës me intensitet të lartë kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës si dhe Qafen e Qarrit. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin e Dardhës nga km 8 deri te km i 16-të, trashësia e borës ka shkuar deri në 20cm.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’, duke iu referuar këtyre burimeve, se të gjitha rrugët janë të hapura duke mos patur asnjë problem me qarkullimin e mjeteve.
Mësohet se për pastrimin e rrugëve është punuar me dy borëpastruese në Dardhe, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit. Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente por me intensitet të ulët.